Mëngjese lufte
Jashtë luftës së madhe antifashiste që bëri populli shqiptar nuk mbeten as fëmijët. Gurin, Piron, Milon dhe Tomin i bashkojnë lodrat e tyre fëmijërore. Ky gëzim i pakët i tyre herë pas here trazohet dhe prishet nga hija e rëndë e ushtarëve pushtues. Ata e kuptojnë se s’është më koha e lodrave. Edhe ata duhet të bëjnë diçka.Start: 2026-11-29-013500
end: 2026-11-29-030000
Udha e shkronjave
Filmi është prodhuar sipas skenarit të tregimit të Dhimitër Shuteriqit, ”Buka dhe thika”. Mësues Dhaskal Todri, një patriot, i cili ka ardhur nga jashtë shtetit, ka lënë gjithë pasurinë e tij për të sjellë në Shqipëri një ngarkesë me shkronja tunxhi për krijimin e shtypshkronjës së parë. Me kthimin e tij në atdhe, armiqtë e tij nuk janë të kënaqur.Start: 2026-11-29-030000
end: 2026-11-29-043000
Mësonjëtorja
Dafina, një grua e re e shkolluar, kthehet në qytet për të hapur shkollën e parë për vajza. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut, i cili përpiqet me çdo mënyrë për ta larguar Dafinën nga qyteti.Start: 2026-11-29-043000
end: 2026-11-29-055500
Mëngjese të reja
Ditët e para pas çlirimit, Agroni dhe Nora, dy të rinj partizanë, ngarkohen me detyra të rëndësishme në një qytet bregdetar. Tani ata vihen në ndjekje të sabotatorëve. Së shpejti do të martohen, por Nora vuan nga glaukoma dhe rrezikon të verbohet. Mjeku që e kuron, një armik i fshehtë i pushtetit, nuk e ndihmon të kalojë sëmundjen.Start: 2026-11-29-055500
end: 2026-11-29-070000