Taulanti kërkon një motër
Taulanti 4 vjeçar, fëmija i vetëm i një familjeje intelektuale, nuk mund ta durojë më vetminë. Ai do një motër. Por sa më shumë ngulmon Taulanti, aq më shumë e neglizhon mamaja e tij këtë kërkesë, pasi nuk do që të rrezikojë karrierën e saj artistike.Start: 2026-11-23-163500
end: 2026-11-23-175000
Guximtarët
Iliri është një fëmijë i llastuar. Ai nuk i duron dot më përkëdheljet e së ëmës dhe vendos të provojë veten gjatë një udhëtimi me një grup alpinistësh të rinj në malet e Shqipërisë. Kjo bën që ta shohë jetën nga një tjetër këndvështrim.Start: 2026-11-23-175000
end: 2026-11-23-192000
Fijet që priten
Një agjent i huaj zbret në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë nis kërkimet për të aktivizuar një agjent tjetër, Markon, me të cilin ka bashkëpunuar pranë gjermanëve gjatë luftës. Plani i tyre është hedhja në erë e një uzinë të madhe. Për këtë u duhet të marrin të dhëna nga Besa, e cila ka humbur disa dokumenta dhe ndihet e kërcënuar. Por plani i tyre dështon.Start: 2026-11-23-192000
end: 2026-11-23-210500
Delegacioni
Në vitin 1990, një delegacion europian mbërrin në Tiranë për të monitoruar nga afër reformat e regjimit komunist. Një zyrtar i qeverisë dërgohet me një mision të rëndësishëm në një burg të humbur të vendit, me qëllimin për të kthyer në kryeqytet një disident të rëndësishëm, i dënuar me 15 vjet burgim.Start: 2026-11-23-210500
end: 2026-11-23-222500