Plagë të vjetra
Gjini, një plak malësor, shtrohet në spitalin e Tiranës për të hequr nga shpatulla një plumb që i ka mbetur kujtim nga një gjakmarrje e vjetër. Por kur mëson se operacionin do ta kryejë dr. Vera, ai heziton nga mungesa e besimit në aftësitë e grave.Start: 2026-08-11-110000
end: 2026-08-11-123500
Toka jonë
Në një fshat në veri të Shqipërisë, reforma agrare i kthen tokën Lokes dhe familjes së saj, të cilën ia kishte përvetësuar me intriga Tuç Maku, një pronar i madh tokash në atë zonë. Kështu nis konflikti mes dy familjeve.Start: 2026-08-11-123500
end: 2026-08-11-135000
Kërcënimi
Tentativat e armiqve të jashtëm që përpiqen të depërtojnë në objeket e rëndësishme ushtarake të vendit. Agjenturat e huaja kërkojnë të rekrutojnë Arbenin, inxhinier konstruktor në një bazë detare, dhe për këtë shfrytëzojnë miqësinë e tij me Emën, vajza e një agjenteje me kombësi të huaj.Start: 2026-08-11-135000
end: 2026-08-11-150500
Streha e të harruarve
Duke i vendosur ngjarjet në një shtëpi të moshuarish, pjesa tregon historitë e atyre, që të detyruar nga kushtet familjare, jetojnë në një”strehë ”me brengën e braktisjes nga fëmijët. Po ashtu është edhe një pjesë tjetër që kanë zgjedhur me dëshirë të kalojnë vitet e fundit të jetës në shtëpinë e të moshuarve.Start: 2026-08-11-150500
end: 2026-08-11-170500